Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PS-ja synon shkarkimin e Metës, nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të propozuar shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.

Siç shkruan “Top-Channel”, kjo parti ka vendosur të iniciojë shkarkimin e Metës “bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore”

Zhvillimi vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u deklarua se me Metën do të merret Parlamenti i Shqipërisë. Sipas Ramës, “populli e dënoi Metën në zgjedhje”, e “Parlamento do të formalizojë dënimin duke e shkarkuar”.

Në anën tjetër, Meta u shpreh se s’ka aspak shqetësime për këtë.

Meta dhe krerët tjerë institucionesh në fushatën elektorale kishin shfaqur gjuhë të ashpër e ofenduese ndaj njëri-tjetrit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Rama me PS-në fituan shumicën, me PD-në që iu afrua e LSI-në, që dikur udhëhiqej nga Meta, që ngeli me vetëm katër deputetë nga 140 sa ka Parlamenti i Shqipërisë.