Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” po protestojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kundër arrestimit të profesorëve të tyre.
Nxënësit njoftuan se kanë zgjedhur Aeroportin “Adem Jashari”, pasi besojnë se të arrestuarit janë ende në Aeroport.
Nxënësit e Kolegjit edhe në pasditen e sotme kanë protestuar në Sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton KosovaPress.
Policia sot ka arrestuar drejtorin e Gulistan, Mustafa Erdem, zëvendësin e tij, Yusuf Karabina, Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan dhe Osman Karakaya.
Nxënësit e “Mehmet Akifit” nisin protestën ndaj arrestimit të gylenistëve
Disa nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” kanë dal në sheshin “Zahir Pajaziti” në shenjë pakënaqësie për arrestimin e sotëm të drejtuesve të këtij kolegji turk.
Ata kanë filluar marshimin drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Policia sot arrestoi gjashtë shtetasit turq, drejtorin e Gulistan, Mustafa Erdem, zëvendësin e tij, Yusuf Karabina, Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan dhe Osman Karakaya.