Sot nga ora 18:00 është paralajmëruar se do të bëhet një protestë paqësore në qendër të Prishtinës për esktradimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.
Koha.net mëson se protesta është iniciuar nga nxënësit e gjimnazit “Mehmet Akif” në Gjakovë.
Gjashtë zyrtarët e “Gulistanit” që u arrestuan sot në Kosovë janë deportuar në Turqi.
Deportimin e tyre e ka konfirmuar për Kohën, avokati mbrojtës Urim Vokshi, i cili ka thënë se urdhrin për arrestimin e tyre e ka dhënë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Të arrestuarit Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot seancë e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të shtetasve turq
-
Fotografi e gjashtë shtetasve turq që i arrestoi Kosova
-
Në Prishtinë edhe sot pati protesta para Qeverisë e Ambasadës për deportimin e gylenistëve
-
Nxënësit nga “Mehmet Akif” protestojnë në shesh
-
Në Kosovë janë edhe 200 gylenistë që kërkohen nga Turqia