Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” kanë protestuar përsëri në sheshin “Zahir Pajaziti” në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të drejtuesve të këtij kolegji turk, dhe deportimit të tyre.
Ata marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.
Në pankartat e tyre shkruhej “Kolegët tanë janë të pafajshëm”, “Lironi kolegët tanë”, “Nuk do të dorëzohemi”, ndërsa brohoritnin “Ndalni bombat jo lapsat”.
Për gjashtë gylenistët, sot nga Qeveria konfirmuan se ata janë deportuar në Turqi, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar drejtorin e AKI-së Driton Gashi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë edhe sot pati protesta para Qeverisë e Ambasadës për deportimin e gylenistëve
-
Protestojnë edhe në Aeroport nxënësit e “Mehmet Akifit”
-
Protestë kundër ekstradimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi
-
Rama-nxënësve protestues për mbylljen e “Mehmet Akifit”: Protestoni kundër pronarëve që e shitën kolegjin
-
Dorëzimi i vitit – Gylenistët