Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar të hënën, lidhur me protestën që po organizohet nga nxënësit e kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë, për shkak të mbylljes së kësaj shkolle.
Rama u ka bërë thirrje nxënësve që të protestojnë kundër pronarëve të këtij kolegji, që sipas tij, shitën shkollën pa marrë leje sipas ligjit.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht“, është shprehur ai në Twitter.
Rama ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
Vendimi për mbylljen e dy institucioneve që financohen nga fondacioni i klerikut turk, Fetullah Gulen, i akuzuar për organizimin e grusht-shtetit të vitit 2016 në Turqi, është quajtur politik dhe është kundërshtuar nga nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë, prindërit e tyre dhe nga pedagogë e përfaqësues politikë.
-
Mbyllja e “Mehmet Akifit”, Rama akuzohet se i është dorëzuar presidentit Erdogan
-
Protestuesit në Shqipëri vlerësojnë se janë arritur disa objektiva madhore
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama
-
Thirrjeve për largim Rama u përgjigjet me sulme, sharje e etiketime të protestuesve
-
Hasimja për protestat në Shqipëri: Janë aktivizuar të rinjtë, Rama në pozicion të vështirë