Policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të gjashtë shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
KP raporton se EULEX-i nuk ka gjetur asnjërin prej tyre.
Përfaqësuesi i shkollave gyleniste në Kosovë, Bujar Muzhaqi për KTV-në kishte deklaruar sot se së paku 3 nga shtetasit turq të arrestuar të enjten janë parë sonte në hapësirat e vjetra të Aeroportit të Prishtinës.
Kujtojmë se të arrestuar janë drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja.
-
Gruaja e njërit turk të arrestuar u lutet institucioneve të qartësojnë fatin e gjashtë burrave turq
-
Shtetasit turq janë parë sonte në ndërtesën e vjetër të Aeroportit
-
Fotografi e gjashtë shtetasve turq që i arrestoi Kosova
-
Në Prishtinë edhe sot pati protesta para Qeverisë e Ambasadës për deportimin e gylenistëve
-
Momenti i arrestimit të tre gylenistëve në Gjakovë