Një protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut ka nisur të enjten, në të cilën po bëhet thirrje për lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.
Arsenijeviq u arrestua të mërkurën (dje) pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës. Është hera e pestë që arrestohet në më pak se dy muaj, raporton “Kossev”.
Tani po dyshohet për veprën penale "Ngacmim":
Zakonisht, lideri i Demokracisë Serbe lirohej pas intervistimit. Kësaj radhe është ndaluar për 48 orë pasi ka përsëritur veprën e njëjtë.
Për këtë arsye, dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tij.
Në protestë është edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
-
Arsenijeviq arrestohet e më pas lirohet, iu shqiptua tiketë për moszbatim të urdhrit
-
Arsenijeviqit i ndalohet t’i afrohet shefit të stafit të Atiqit
-
Pas protestës së Arsenijeviqit ndaj Atiqit, Policia shoqëron katër persona
-
Protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, kërkohet lirimi i katër serbëve
-
Lirohet Aleksandar Arsenijeviqi