Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arsenijeviqit i ndalohet t’i afrohet shefit të stafit të Atiqit

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq

Aleksandar Arsenijeviqit, kryetar i partisë Demokracia Serbe, i është ndaluar t’i afrohet Visar Sylës, shef të stafit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për një muaj.

Arsenijeviq u arrestua të mërkurën pasi fishkëlleu në drejtim të kryetarit Atiq dhe ekipit të tij në sheshin në Mitrovicë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për arrestimin e tij pati edhe protesta të enjten.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë që Gjykata Themelore Mitrovicë-Departamenti i Përgjithshëm Penal, me datë 10.10.2024 e ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së ‘Ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar’. Aktvendimi për caktimin e masës se ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj të pandehurit A.A  do të zgjasë 1 (një) muaj, nga data 09.10.2024 deri me datë 09.11.2024. Të pandehurit A.A i ndalohet që t’i afrohet të dëmtuarit V.S në afërsi prej katërdhjetë (40) metra. Kundër këtij aktvendimi është e lejuar e drejta në ankesë, në afat prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për KOHËN.