(E përditësuar 17:20) - Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar pas arrestimit disa orë më parë në veri të martën.
Arsenijeviqi, sipas videos së publikuar nga “Medija centar”, shihet duke mbajtur grushtin lart teksa del nga stacioni policor.
Ai u arrestua pasi pengoi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në komunat veriore.
Arrestohet politikani Arsenijeviq, fishkëllente kundër vizitës së Kurtit
(14:55) - Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar të martën në veri. Siç ka thënë Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në veri, Arsenijeviqi dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Mësohet se Arsenijeviq ka protestuar kundër vizitës së kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kësaj kohe, Kurti po qëndronte në një restorant në fillim të sheshit në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.
Edhe
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
Siç ka shkruar mediumi lokal “kossev”, në qendër të qytetit ka forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
-
Arsenijeviqi kërkon garanci se nuk do të arrestohet për t’u betuar si asamblist
-
Serbia për bastisjet në veri: Po bëhen për shkak të nervozizmit të Kurtit me rezultatin e zgjedhjeve
-
Partia e Arsenijeviqit premton ta kthejë në pazar të hapur urën më të re mbi Ibër