Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë e romëve kundër dhunës që thuhet se është ushtruar ndaj një pjesëtari të këtij komuniteti

Para Stacionit Policor në Graçanicë disa qytetarë romë po protestojnë kundër dhunës që thuhet se është ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom nga disa zyrtarë policorë në këtë komunë.

Protesta është thirrur nga organizata "Opre Roma Kosova" dhe nëpërmjet saj po kërkohet llogari për veprimet e zyrtarëve policorë.

“Ndaloni brutalitetin ndaj romëve”, “Nuk ka më tolerancë për rrahjen e romëve”, “Shkarkim për dhunuesit” e “Për çfarë shërben ligji”, janë disa nga pankartat që kanë mbajtur në duar protestuesit.

Rasti është dërguar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), institucion ky që ka konfirmuar se ka pranuar një ankesë në të cilën pretendohet se një qytetar i komunitetit rom, më 18 gusht është rrahur brutalisht nga 4-5 zyrtarë policorë brenda stacionit policor në Graçanicë.

“IPK-ja e konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për KOHËN.

Edhe Protestohet kundër dhunës që pretendohet se disa policë e ushtruan ndaj një qytetari rom në Graçanicë LAJMET E MBRËMJES Protestohet kundër dhunës që pretendohet se disa policë e ushtruan ndaj një qytetari rom në Graçanicë

{gallery}