Përfaqësuesi i Lëvizjes Opre Roma Kosova, Driton Berisha, ka treguar se si ka ndodhur dhuna e ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom brenda stacionit policor në Graçanicë.
Ai ka thënë se viktima B.I. ishte përcjellë nga policia në stacion për shkak të raportimit të një banore tjetër të Graçanicës për një përleshje verbale midis tyre. Sipas Berishës, ai nuk kishte dhënë deklaratë për rastin dhe është gjobitur, për çka ka shprehur shqetësimin e tij në mënyrë verbale.
Me këtë rast, Berisha ka thënë se viktima është rrahur nga disa anëtarë të Policisë, prej të cilëve ka pasur edhe nga nacionaliteti shqiptarë e edhe nga ai serb.
“Të shtunën e kaluar z.Burhan Ibrahimoviq, banor i Graçanicës ishte përcjellë nga ana e zyrtarëve të Policisë në Stacion për shkak të raportimit të një banore tjetër të Graçanicës për një përleshje verbale që ata e kanë pasur. Z.Ibrahimoviqi ka qenë në zyrë të Policisë, ka pritur të japë deklaratë, por ajo nuk ka ndodhur, në vend të kësaj i është dhënë gjoba dhe pas kësaj Burhani ka shprehur shqetësimin e tij te policia në mënyrë verbale, pas së cilës disa zyrtarë të Policisë e kanë marrë në një prej zyrave të tyre dhe e kanë rrahur. Burhani ka pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe ekziston një raport mjekësor ku tregon për dhunën që ai ka hasur aty në stacion. Si lëvizje kemi dëgjuar për këtë rast. Burhani ka vendosur të flasë, ne e kemi ndihmuar ta raportojë këtë rast te Inspektorati i Policisë. Kemi dashur ta organizojmë një protestë në mënyrë që ta rrisim vetëdijesimin te të gjithë qytetarët, e edhe te Policia e Kosovës sepse asnjë qytetar nuk duhet të haset në asnjë lloj dhune”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se protesta e mbajtur të martën në Graçanicë, ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijesimit.
Edhe
Protestohet kundër dhunës që pretendohet se disa policë e ushtruan ndaj një qytetari rom në Graçanicë
“Burhani nuk ka filluar të bëjë asgjë në mënyrë fizike, e ka shprehur shqetësimin e tij në mënyrë verbale. Gjatë rrahjes ai ka thënë se nuk i kanë vendosur as pranga gjatë rrahjes, kjo i bie që ata nuk e kanë parë si kërcënim për ta. Ai menjëherë është lejuar të dalë nga stacioni pas orës 04:00 të mëngjesit. Këtë protestë e kemi bërë që ta ngrejmë vetëdijesimin. Burhani nuk ka mundur saktësisht të thotë nëse ishin katër apo pesë, por në momentin kur kemi biseduar me të, ka treguar se mund t’i identifikojë zyrtarët policorë që e kanë bërë atë. Sipas tij, kanë qenë zyrtarë policorë edhe shqiptarë edhe serbë”, ka thënë ai.
-
Protestë e romëve kundër dhunës që thuhet se është ushtruar ndaj një pjesëtari të këtij komuniteti
-
U pretendua për rrahje të një qytetari rom nga 5 policë në Graçanicë, IPK-ja po e heton rastin
-
Kosova merr masa pas trysnisë së Beogradit në votuesit serbë
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit