Qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes kalimeve kufitare me Serbinë janë udhëzuar që të shtunën t’i shmangin.
Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se më 25 maj janë paralajmëruar protesta dhe për këtë mund të shkaktohen vonesa a vështirësi në qarkullim.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
Qendra ka thënë se njoftimi vlen deri në një tjetër.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë
-
Pikat kufitare me Serbinë pritet të bllokohen të premten
-
Protesta në Rudar të Serbisë, kërkohet të përdoren pikëkalime të tjera për lëvizje
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë