Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Propozohet zgjatja e limitit të vjetërsisë për importim të veturave

Foto: Koha / ilustrim

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka bërë hapin e parë për lejimin e importit të automjeteve deri në 15 vjet të vjetra, raporton KTV.

Ky ndryshim në Projektligjin për Automjete është miratuar me shumicë votash në mbledhjen e këtij komisioni, duke i hapur rrugë votimit edhe në seancë plenare. Kjo zgjatje e limitit të vjetërisë, sipas deputetëve të pushtetit, është kërkesë e qytetarëve. Por kundër ndryshimeve u shprehën anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës.

Tjetër ndryshim është edhe bartja e regjistrimit të mbetur të automjetit bashkë me bartjen e pronësisë. Nëse këto ndryshime në projektligj marrin përkrahje në seancë plenare, kontrollimi teknik i automjeteve do të mund të kryhet kudo në Kosovë dhe jo vetëm brenda komunës së caktuar. Miratimin e komisionit e kanë marrë edhe projektligji për themelimin e Komunitetit të Transportit dhe ai për Efiçiencë të Energjisë.