Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit që të caktojë paraburgimin ndaj zyrtarit policor Sh.S., për shkak të dyshimit se në rrugën e Reshtanit në Suharekë ai ka vrarë punëtorin e kazinosë, J.A, shkruan sot Koha Ditore.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka konfirmuar se seanca për caktimin e masës së paraburgimit është caktuar që të mbahet gjatë ditës së martë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka shprehur qëndrimin se provat materiale të siguruara deri më tani kanë mjaftuar për të krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje.
“Besoj që në bazë të provave që i kemi, gjykata do të caktojë masën e paraburgimit, si masë e cila do të sigurojë praninë e të pandehurit në procedurë, dhe kështu do të mundësohet të zhvillohet një hetim pa ndërhyrje”, ka thënë Shala.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Një muaj paraburgim policit që dyshohet se kreu vrasjen në kazino në Suharekë
-
Detajet që e bindën Gjykatën të vendosë për 30 ditë paraburgim policit të dyshuar për vrasje në kazino
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Prokuroria kërkon paraburgimin e policit, dyshohet se e rrahu kundërvajtësin
-
Kërkohet një muaj paraburgim për një të mitur, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika