Biznesmeni Ridvan Muharremi është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit.
“Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.
Për këtë rast në prill të këtij viti është intervistuar edhe ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Prokuroria Speciale më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksioni për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.
Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.
Edhe
Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari
Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.
Ndërkaq, më 31 gusht 2023, Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Muharremi dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Gara, dhe Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.
-
Më 10 dhjetor nis gjykimi për korrupsion ndaj Hajdarit dhe të tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”
-
Pas Hajdarit, edhe Lipovica paraqitet për intervistim për rastin e rezervave
-
Prokuroria: Rozeta Hajdari u mbrojt në heshtje për rastin e rezervave shtetërore
-
Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore