Prokuroria e Shtetit i konsideron të pa ligjshme hetimet e nisura nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha ndaj 3 ish-anëtarëve e të KPK-së.
Sipas prokurorisë, prokurori Rexha në kundërshtim me Ligjin në fuqi, me qëllim të hakmarrjes për shkak të raporteve të mëhershme me ish-ushtruesen e detyrës së Kryeprokurorit Sevdije Morina, ka shkelur procedurat standarde të punës të Prokurorisë Speciale.
Në letrën dërguar mediave thuhet se Rexha pa marrë leje nga askush ka nisur hetimet dhe ka kërkuar nga sekretariati i Këshilli Prokurorial të Kosovës, sigurimin e informatave të caktuara.
Ky institucion nisjen e këtyre hetimeve e ka vlerësuar si tendencë për denigrim të kolegëve nga ana e prokurorit Rexha.
-
Suspendohet prokurori Ali Rexha që po hetonte dy kolegë në hierarki të Prokurorisë
-
Suspendohet prokurori Ali Rexha, i cili po hetonte dy kolegë në hierarki të Prokurorisë
-
Prokuroria nuk sqaron për lajmin që e dha vetë, se prokurorët punojnë me inate
-
Prokurori Ali Rexha thotë se u denigrua për shkak të hetimeve ndaj kolegëve në KPK
-
Prokuroria krenohet me një rast konfiskimi të pasurisë së paligjshme, nga prokurori i suspenduar