Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka suspenduar nga puna prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili këtë javë kishte konfirmuar për KTV-në nisjen e hetimeve parapenale për zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, Sevdije Morina dhe kryeprokurorin e Gjilanit, Jetish Maloku.
Mëngjesin e sotëm, ai nuk është lejuar të hyjë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke i dhënë vetëm lajmin e suspendimit.
I kontaktuar nga KTV-ja, Rexha ka konfirmuar lajmin, deri sa ka thënë se do të presë ditën e hënë për të parë se çka shkruan në vendimin e suspendimit.
Lajmin e suspendimit të Rexhës për KTV e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku. Përderisa kryetari i Komisionit Disiplinor të KPK-se, Arben Ismajlj i kontaktuar nga KTV-ja, mohoi suspendimin e prokurorit Rexha, kryeprokurori i PSRK-së tha se Prokurori Rexha është suspenduar nga vet Komisioni Disiplinor i KPK ku Ismajli, është kryetar i këtij Komisioni.
Rexha kishte nisur hetimet për ish-anëtarët e KPK-së, Morina e Maloku, të cilët Më 2015 jashtëligjshëm kishin vendosur t’ia zgjasin vetes mandatin.
Ambasada Amerikane, BE dhe Agjencia Kundër Korrupsion kishin ngritur zërin lidhur me mandatin e kundërligjshëm qysh atëherë.
-
Suspendohet prokurori Ali Rexha që po hetonte dy kolegë në hierarki të Prokurorisë
-
Prokurori Ali Rexha thotë se u denigrua për shkak të hetimeve ndaj kolegëve në KPK
-
Prokuroria s’e heton konfliktin e interesit të anëtarëve të KPK-së, që ia zgjaten mandatin vetes
-
Prokuroria nuk sqaron për lajmin që e dha vetë, se prokurorët punojnë me inate
-
Prokurori i konsideron të paligjshme hetimet e nisura nga Ali Rexha për rastin ndaj KPK-së