Një rast i fituar nga prokurori tashmë i suspenduar, Ali Rexha, ka nxjerrë vitin e Prokurorisë së Shtetit, të paktën në konfiskimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm.
Deri në shtator të vitit 2017, nuk kishte asnjë rast të konfiskimeve përfundimtare, e rasti kundër ish-gjyqtarit Kolë Puka, kishte rezultuar me mbi 1.2 milion pasuri të konfiskuar, raporton KTV.
Ky rast, sipas betimit për drejtësi, u përmend në mbledhjen e KPK-së, e kryeprokurori Aleksandër Lumezi, meritat për të ua dha të gjithë prokurorëve të shtetit.
Lumezi, vlerësime pozitive ka pasur për punën e prokurorëve në vitin 2017.
Për numrin e lëndëve në punë e atyre të zgjidhura në vitin 2017, ka folur anëtari i KPK-së, Bahri Hyseni.
Edhe
Kryeprokurori Lumezi, rezultatet e prokurorit të suspenduar Rexha ua atribuon të gjithë prokurorëve
Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar e aprovuar një sërë raportesh të komisioneve të përhershme të Këshillit, për aktivitetet e vitit 2017.
Gjithashtu, anëtarët e KPK-së kanë vendosur edhe për disa lëvizje të prokurorëve në departamente të ndryshme, derisa është bërë e ditur se edhe 16 prokurorë, kanë përfunduar trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë.
-
Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar
-
U.d. i kryeprokurorit të Shtetit kërkon efikasitet më të shtuar në trajtimin e rasteve të pasurive të konfiskuara
-
59 zyrtarë u dërguan në Prokurori për deklarim të pasurisë
-
Kryeprokurori Lumezi arsyetohet me mungesën e rezultateve te hetimet për korrupsion