Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët që të jenë më efikas në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në një komunikatë dërguar mediave, Kelmendi u tha se ka biseduar me kryeprokurorët e prokurive të vendit për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, që janë përdorur apo përfituar nga vepra penale.
Ky takim u mbajt edhe në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e prokurorive të vendit lidhur me rezultatet e prokurorëve për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK)”, thuhet në komunikatë.
Për rastet e tilla, Kelmendi ka folur edhe për mundësinë e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara “me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit”.
“Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e pjesëmarrjes së prokurorëve të shtetit në trajnimet e Akademisë së Drejtës Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera profesionale”, thuhet tutje.
-
Kelmendi kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
-
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit të shtetit
-
Në Gjykatën Themelore, Kelmendi s’arrin ta pezullojë vendimin e KPK-së, ankohet në Apel
-
Gjykata refuzon kërkesën e Kelmendit për masë sigurie dhe rikthim si u.d. Kryeprokuror i Shtetit
-
Kelmendi padit KPK-në, kërkon anulimin e vendimit për shkarkimin e tij