Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të enjten ka miratuar projektligjin për kriptoasetet. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky projektligj tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’u dërguar në Kuvend.
Kusari-Lila tha se nëpërmjet këtij projektligji do të nxitet inovacioni dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë.
“Më në fund është finalizuar nisma e gjashtë deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, deklaroi ajo.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka thënë se javën e ardhshme do vazhdojnë me raportin e Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP).
Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyrë për mbledhjen e radhës. /EO
-
Diskutohen ndryshimet në Projektligjin për kriptovaluta
-
MINTI synon rritjen e prodhimit vendor përmes granteve dhe ndryshimeve ligjore
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
LDK-ja kundër Projektligjit për çmimet tavan
-
Qeveria zotohet t’i mbrojë konsumatorët nga fryrjet artificiale të çmimeve