Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Anëtarët e komisionit kanë votuar pro këtij projektligji pas shqyrtimit të tij në mbledhjen e komisionit.
Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se mbledhja e radhës e rregullt do të mbahet të hënën paradite, ku do të diskutohet dhe miratohet plani i punës së komisionit.
“Mbledhjen e radhës të rregullt të komisionit e thërrasim për të hënën paradite, me qëllim që ta diskutojmë dhe ta miratojmë planin tonë të punës. Ju kisha bërë ftesë që të mblidhni ide edhe me çfarëdo iniciative që ju dëshironi dhe mendoni që si komision duhet ta përfshijmë në planin e punës, t’i përfshijmë aty”, ka deklaruar ajo, raportoi EO.
Lushaku-Sadriu ka kërkuar rritjen e llogaridhënies së institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të agjendës evropiane, duke propozuar që ministrat e linjës dhe institucionet zbatuese të raportojnë para komisionit.
“Gjithsesi besoj që të gjithë pajtohemi që duhet ta rrisim llogaridhënien ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, edhe të reformës së agjendës evropiane. Dëshiroj që t'ju them që ky komision ka rol mbikëqyrës. Andaj ju bëj thirrje të mendoni për institucionet e vartësisë edhe ta bëjmë një dinamikë bashkë dhe t'i thërrasim ministrat e linjës, por edhe institucione të tjera implementuese, agjencitë e ndryshme në llogaridhënie pranë këtij komisioni”, ka theksuar ajo.
-
Dështon mbledhja e Komisionit, nuk shqyrtohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
-
Komisioni për integrime evropiane miraton amendamentet për programet IPA 2017 dhe 2018
-
Komisionet parlamentare nisin punën, kthehen tensionet
-
Të enjten shqyrtohet projektligji që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në SEPA
-
Të enjten seancë