Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti 11 milionë dollarësh për përmirësimin e arsimit ngec shkaku i politikës

Projekti 11 milionë dollarësh për përmirësimin e arsimit i nisur dy vjet më parë ka ngecur shkaku i ndikimit të politikës dhe mosangazhimit të duhur të udhëheqësve të tij.

Banka Botërore është shprehur e shqetësuar për ngecjen e projektit ESIP, për të cilin ia ka dhënë hua 11 milionë dollarë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” është aprovuar nga Banka Botërore më 10 shtator 2015 dhe pas ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës është bërë efektiv më 13 maj 2016.

Banka Botërore i ka thënë gazetës se është e shqetësuar me shkallën e ulët të realizimit të projektit deri më tash./Edona Kutleshi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)