Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Të gatshëm t’i kryejmë detyrat që projekti për përmirësimin e sistemit arsimor të ketë sukses

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli, ku u bisedua për mbështetjen që po i jep sektorit të arsimit Banka Botërore, në veçanti për projektin KESIP (Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë).

Bajrami u informua nga shefi i BB për Kosovë rreth projektit, i cili deri më tani ka pasur edhe sfida gjatë realizimit të qëllimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në të gjithë sektorët, e veçanërisht sektorit të arsimit, ndërsa theksoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të këtij institucioni.

Ajo shprehu gatishmërinë që ministria të kryejë detyrat dhe obligimet e veta në kohën e duhur, në mënyrë që projekti KESIP të përmbyllet me sukses.