Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektet e mërgimtarëve përkrahen nga Komuna e Lipjanit

Nasri Bajqinca nga fshati Rubovc i Komunës së Lipjanit është njëri nga mërgimtarët që vitet e fundit ka ndërmarrë disa nisma për t’i ndihmuar banorët në vendlindjen e tij.

Së bashku me mërgimtarët e tjerë që jetojnë në shtetet perëndimore, ai ka finalizuar një objekt për kryerjen e riteve të varrimit në fshat.

Investime kanë bërë edhe brenda xhamisë së Rubovcit.

Nismë e tyre ishte edhe ajo për gjelbërimin e fshatit, midis të tjerash.

E projektet e tyre po përkrahen edhe nga Komuna e Lipjanit me participim.

Edhe Rastavica, fshati i ndërtuar nga kontributi i mërgatës SOT Rastavica, fshati i ndërtuar nga kontributi i mërgatës

Bajqinca thotë se mërgimtarët së shpejti do të organizohen edhe për ta punësuar një bashkëfshatar për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të fshatit.

“Kontributi jonë çdo njëri mërgimtar e ka të obliguar t’i japë 120 euro në vit dhe e kemi marrë këtë iniciativë për ta ndërtuar sallën e fshatit për të pame, pastaj i kemi edhe disa iniciativa të tjera për të ardhmen që ta bëjmë gjelbërimin e fshatit, varrezat t’i ndërtojmë, një fushë sportive”, ka thënë Bajqinca.

Ndërkohë, Hyra Bytyqi, zëdhënëse e Komunës së Lipjanit, e ka quajtur shembull të mirë investimin e tyre në vendlindje, teksa ka shtuar se për ndërtimin e këtij objekti në Rubovc ka participuar edhe Komuna pas iniciativës së mërgimtarëve.

Sipas saj, Komuna nga buxheti i saj ka realizuar edhe projekte të tjera vetjake.

“Në Rubovc janë bërë disa investime, është ndërtuar kanalizimi, shkolla e re fillore, gjithashtu është në ndërtim e sipër edhe ndriçimi dhe trotuari në rrugët kryesore të fshatit. Gjithashtu në të ardhmen planifikohet të ndërtohet edhe shtegu për biçikleta”, ka thënë ajo.

Edhe Abdixhiku premton mbështetje për bujqit e finalizim të stadiumit në Rahovec Arbëri Abdixhiku premton mbështetje për bujqit e finalizim të stadiumit në Rahovec

Sipas zëdhënëses Bytyqi, përveç këtyre investimeve, Komuna planifikon edhe rindërtimin e rrugës ekzistuese Lipjan-Rubovc, sipas standardeve, përfshirë trotuaret e ndriçimin publik.