Është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku unanimisht është votuar Ligji kundër COVID-19.
Deputeti Haxhi Avdyli, ka njoftuar në Facebook se Ligji është proceduar në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë.
“Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenie sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç'rast u procedua për Kuvend për lexim të parë. Faleminderit të gjithë deputetëve pa dallim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të mëtutjeshëm për plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë”, ka njoftuar Avdyli në Facebook.
Iniciuesja e këtij ligji, Vjosa Osmani, më 9 korrik kishte kërkuar që përmes votimit në Kuvend, të futej në rend dite për shqyrtim, por nuk mori votat e mjaftueshme. Mori 59 vota dhe asnjë abstenim.
-
64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin
-
Rama: Të gatshëm për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, në pritje të zhvillimeve në Kuvend
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
Sot shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes, opozita refuzon futjen në rend dite të Projektligjit për Byronë