Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të premten pritet të bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit për luftimin e COVID-19

Të premten e 7 gushtit, Kuvendi i Kosovës pritet të bëjë shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Kuvendi ka njoftuar se pas mbledhjes virtuale të Kryesisë është vendosur që të premten të vazhdohet me fillim nga ora 10:30 me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa në orën 11:00 do të mblidhet në seancë të re.

Në seancë, pos shqyrtimit të parë të projektligjit për luftimin e COVID-19, pritet të bëhet edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në seancë pritet të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të zgjidhet një anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të zgjidhet kryesuesi i Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Edhe Të premten seancë në Kuvend, shqyrtohen disa projektligje, po ashtu do të debatohet për energji Arbëri Të premten seancë në Kuvend, shqyrtohen disa projektligje, po ashtu do të debatohet për energji

Në mbledhjen e sotme, Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, i hartuar nga GP i Vetëvendosjes, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.​

Projektligji kundër pandemisë ishte iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit, në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Megjithatë, hartimi i një ligji të tillë ishte cilësuar i panevojshëm nga Qeveria e Kosovës.