Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në Kryesinë e Kuvendit në rend dite edhe votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë një mbledhje, ku ka disa pika në rend të ditës.

Në mesin e tyre janë edhe votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, transmeton KOHA.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se mbledhja nis në ora 14:00.

Rendi i ditës është ky:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Edhe Nesër në Kuvend shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Arbëri Nesër në Kuvend shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:

Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

III. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Edhe Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike Arbëri Nesër sërish do të dalë në votim në Kuvend, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

Edhe Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, sot për herë të gjashtë në votim Arbëri Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, sot për herë të gjashtë në votim

12. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave