Të enjten, qytetarët janë përballur me vështirë në qasje në shërbimin telefonik të Valës.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar për probleme me thirrje, internet e dërgimin e SMS-ve.
Telekomi i Kosovës ka thënë se ky problem ka të bëjë me migrimin në platformën e re. Zëdhënësi Fadil Lepaja ka shpjeguar se fluksi i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet.
“Mbrëmë TK ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit. Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monacos me të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kod te ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetë të palokalizuar”, ka thënë zëdhënësi i Telekomit , Fadil Lepaja, për KOHËN.
Telekomi u ka bërë thirrje qytetarëve për durim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjete sociale mund të mos u përgjigjen menjëherë.
-
“Vala” pa valë
-
Investimet e Qeverisë pa rezultat, Telekomit i tkurret tregu
-
Telekomi sqaron arsyet e telasheve të konsumatorëve me platformat 2G dhe 3G
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare