Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje deri në tri orë në Merdar

Merdar

Foto: Arkiv

Pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdar po vazhdojnë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare në Merdar për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë.

Ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare janë deri 20 minuta.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë një orë.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri gjysmë ore.