Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje të gjata deri në pesë orë e gjysmë në Merdar

kolona-kufi

Foto: Arkiv

Pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdar po vazhdojnë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdar për të dalë nga territori i Kosovës janë deri në 5 orë e 40 minuta.

Për të hyrë në Kosovës nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 20 minuta.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Pritjet për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmjet kësaj pike janë deri në një orë. Ndërsa për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Muçibabë pritjet janë 40 minuta.