Arbëri

Gjendja në kufi, mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit

Merdar

Ilustrim

Përditësim, 17:37  - Rreth tri orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit, ka njoftuar në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Kolona është dykilometërshe. Përditësimi është bërë pak para orës 17:00.

 E për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 40 minuta, e nëpërmjet Mutivodës pritjet janë gjysmë ore. Në pikat tjera kufitare gjendja pritjet janë më të vogla. Për të hyrë në Kosovë pritjet më të gjata janë nëpërmjet Hanit të Elezit dhe Bërnjakut, nga 30 minuta. 
 


Deri në katër orë pritje në Merdar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Janë shtuar pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në Merdar shkojnë deri në 4 orë për hyrje dhe dalje.

Pikë tjetër e ngarkuar është edhe Dheu i Bardhë me pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova.

Pikat tjera kufitare, aktualisht janë më pak të ngarkuara.

Vazhdojnë pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova

1 muaj më parë / 17 gus 2025 15:20
kolonat

Foto: Ilustrim

Po vazhdojnë pritjet e gjata për hyrje dhe dalje nga Kosova në disa pika kufitare.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje deri në 3 orë e gjysmë ka në pikën kufitare në Merdar për të hyrë dhe dalë nga vendi.

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë ka në Bërnjak dhe Han të Elezit. Ndërkaq për të dalë në pikat Dheu i Bardhë, Jarinjë, Mutivodë e Muçibabë.