Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje mbi tri orë në pikën kufitare në Merdar

kolona-kufi

Foto: Arkiv

Qytetarët janë duke pritur deri tri orë e 20 minuta për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmes pikës kufitare në Merdar, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit

Ndërkohë për të hyrë në territorin e Kosovës nëpërmjet kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në 10 minuta.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës janë deri 1 orë e 40 minuta. Ndërsa për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike janë deri 10 minuta.