Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në një takim drejtuesit e odave ekonomike, të bizneseve, të prodhuesve si dhe të shoqatave të tjera nga fusha e ekonomisë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, Veseli ka premtuar mbështetje për bizneset vendore.
Ai ka thënë se mbështetja për bizneset, është mbështetje për ushtrinë dhe çdo segment tjetër i shtetit të Kosovës.
Në këtë takim është arritur pajtueshmëri që të funksionalizohet Zyra e komunitetit të bizneseve brenda Kuvendit, të cilën do të drejtojë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike, ndryshe Veseli thotë se mund të ketë degradim demografik
-
Veseli premton veprime konkrete në favor të bizneseve
-
Veseli: Ndërmarrësia fuqizon shtetin
-
Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë
-
Bizneset në Prizren kërkojnë ndihmë nga institucionet, Veseli akuzon Qeverinë