Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset në Prizren kërkojnë ndihmë nga institucionet, Veseli akuzon Qeverinë

Bizneset në Prizren janë ankuar për mosmbështetje nga Ekzekutivi pas dëmeve që ua ka shkaktuar pandemia.

Anëtarët e shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” këto ankesa i kanë shprehur para kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa Veseli ka theksuar se partia e tij ka propozime për nxjerrjen e ekonomisë së Kosovës nga kriza, porse Qeveria duhet të ulet dhe të diskutojë me odat ekonomike dhe opozitën, raporton KOHA.

Në këtë takim u tha se çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se e vështirëson pozitën e bizneseve dhe ekonominë vendore.

Ndërsa kreu i PDK-së ka shprehur qëndrimin se në bashkëpunim të ngushtë me odat e biznesit duhet sa më parë që të hartohet një pako gjithëpërfshirëse.

Një ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti në Prizren pati shprehur bindjen se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës do të kalojë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.