Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi kritikon Kurtin për OSHP-në

Memli Krasniqi e Shaqir Totaj ne Prizren

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ai me bllokimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit po i pengon komunat në implementimin e shumë projekteve kapitale.

“Por, gjithsesi kur ka vullnet, kur ka profesionalizëm, kur ka përkushtim e besim të ndërsjellë me qytetarët, punët realizohen dhe Prizreni është një nga këta shembuj të mirë, është një model i qeverisjes ndryshe, i qeverisjes me qytetarin dhe për qytetarin dhe është model i qeverisjes që PDK do ta mbështesë e do ta replikojë, jo vetëm në nivelin komunal, por edhe në nivelin qendror në të ardhmen. Prandaj i përgëzoj qytetarët e Prizrenit për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së, kryetarit Totaj dhe këtij ekipi të mrekullueshëm.”, theksoi ai.

Krasniqi ka thënë se është e pafalshme që asnjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës nuk ka zhvilluar vizitë në Komunën e Prizrenit.

“Vetëm fakti që kanë kaluar tashmë 6 muaj prej kur Shaqir Totaj e ka marrë detyrën, e kryeministri i Kosovës, e besa as ministrat e ri nuk kanë pasur guxim që të vijnë në kryeqytetin historik të shqiptarëve në Prizren për ta takuar kryetarin tregon çfarë bashkëpunimi ka. Ata jo vetëm që janë neglizhentë, janë bllokues dhe kjo para së gjithash po i dëmton interesat e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm