Arbëri

Prishtina themelon ndërmarrjen komunale “Kuzhina Qendrore”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kuzhina do ta ofrojë ushqimin për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.

“Sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore. Punëtorët e Kuzhinës që për më shumë se 20 vita ka furnizuar çerdhet publike të Prishtinës ishin privatizuar si shërbim para 8 viteve për shkak se me legjislacion nuk mund të vazhdonin si shërbyes civil”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se, “Investuam në ndërtesë dhe pajisje të reja, kthyem kuzhinën në sektorin publik, dhe tash me numrin e ri të çerdheve kjo Ndërmarrje e re do të ofrojë ushqim për fëmijët tonë dhe siguri në punë për punëtorët e Kuzhinës”.

Sipas tij kuzhina do ta ofrojë ushqimin edhe për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.