Kuzhina Qendrore aktualisht është duke përgatitur ushqim për rreth 13 çerdhe publike në kryeqytet.
Shefja e kësaj kuzhine thotë se ushqimi është i freskët dhe çdo ditë furnizohen me produkte, raporton KTV.
Sipas saj, nëse do të shtohej numri i punëtorëve, kuzhina do të kishte kapacitet të furnizojë edhe çerdhet private.
Në Komunën e Prishtinës planifikojnë që Kuzhinën Qendrore ta shndërrojnë në ndërmarrje komunale.
Ideja e kryetarit, Shpend Ahmeti, ka qenë që edhe çerdhet private të furnizohen me ushqim nga Kuzhina Qendrore.
Në Prishtinë, aktualisht funksionojnë mbi 40 çerdhe publike e private.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti premton zgjerim të shërbimeve të Kuzhinës Qendrore
-
Prishtina themelon ndërmarrjen komunale “Kuzhina Qendrore”
-
Prishtina planifikon ta kthejë pronësinë e “Kuzhinës Qendrore”
-
Kuzhina Qendrore e Prishtinës tash në objekt të ri në Ulpianë
-
Komuna rinovon Kuzhinën Popullore, rifunksionalizimi i plotë në shtator