Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar aktivitetin e ri kulturor që do të organizohet nga kjo Komunë e do të quhet “Akull n’verë”.
Sipas njoftimit nga Ahmeti, “Akull n’verë” do të fillojë nga data 15 korrik dhe do të përfundojë më 15 gusht.
‘’Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonit të ngrohtë veror. Ky organizim përveç tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla në kryeqytet edhe si pasojë e dëmeve nga pandemia’’, thuhet tutje në njoftimin e të parit të Prishtinës.
Thirrjet për aplikim do të hapen të hënën.
-
“Akull n’verë” në Prishtinë nis me vonesë, bizneset presin vizitorë
-
“Akull n’Verë” me 70 mijë euro për freski në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
Ahmeti i fton qytetarët e Prishtinës të freskohen në pishinën e Gërmisë
-
Komuna ndan edhe 240 mijë euro për ndriçimin e shesheve, “Verë N’Dimër” nis të dielën