Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët e komunës që udhëheq, që të shfrytëzojnë pishinën e Gërmisë, për tu freskuar në këto ditë me temperatura të larta.
Duke publikuar një fotografi nga kjo pishinë, e cila të dielën duket e stërmbushur me njerëz, Ahmeti thotë se pishina tashmë i ka dyert e hapura për secilin.
“Mirëmëngjesi nga pishina e bukur e Gërmisë! Nëse ende nuk keni vendos se qysh me mposhtë vapën, atëherë mos harroni se Gërmia i ka dyert hapur për ju! #prishtina”, ka shkruar Ahmeti.
Pishina e Gërmisë është hapur më 19 qershor. Nga ndërmarrja që e menaxhon, kanë deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e pishinës sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.