Prishtina është komuna me më së shumti raste me COVID-19 në vend.
Kryeqyteti ka 100 raste aktive me koronavirus.
Pas Prishtinës është Ferizaj me 49, Kamenica me 31, Prizreni me 30, Gjilani me 27 dhe komuna tjera me më pak raste.
Në total numri i rasteve aktive është 447.
Të martën janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19.