Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme në Washington, Ned Price, në një konferencë për media e ka quajtur ngjarje historike vendosjen e marrëdhënieve Kosovë-Izrael.
Ai ka thënë se kur partnerët e tyre janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike” tha Price.
Pos kësaj Price tha se kur bëhet fjalë për Izraelin, qeveria e re do të bëje thirrje që sa më tepër vende të normalizojnë relacionet me këtë shtet të Lindjes së Mesme.
-
SHBA-ja konfirmon përkrahjen për Kosovën në rrugën euroatlantike
-
Price: Presim që Kurti e Vuçiqi t'i mbajnë përgjegjësitë e tyre, përfshirë themelimin e Asociacionit
-
Njohja historike nga Izraeli
-
FSK: Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin
-
Price: Inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës t'i japë përparësi dialogut me Serbinë