Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK: Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin

Forca e Sigurisë së Kosovës pas vendosjes së ambasadës së Kosovës në Izrael ka thënë se do të vendosin marrëdhënie ushtarake me këtë shtet.

Përmes një postimi në Twitter, FSK ka thënë se vendosja e ambasadës është hap i madh për të dyja vendet.

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh drejt zhvillimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK-së.

Kosova sot zyrtarisht ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.