Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me bashkëpunëtorë, është takuar me përfaqësuesit e ekipit britanik të Projektit “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se qëllimi i këtij prezantimi ishte publikimi i të gjeturave, rekomandimeve dhe konkluzioneve profesionale të këtij ekipi për sistemin prokurorial, si dhe parashtrimi i nevojës për një qasje tjetër, me ç’rast janë diskutuar orientimet, qasjet dhe metodologjitë e këtij projekti, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, Hyseni, ka theksuar se sistemi prokurorial i Kosovës është në avancim e sipër në secilin segment të tij, avancim ky, që po arrihet edhe në saje të mbështetjes dhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë.
vlerësojmë lart në vazhdimësi mbështetjen tuaj për zbatimin e mekanizmave adekuat të vlerësimit të përformancës, llogaridhënies, transparencës, dinjitetit dhe integritetit të prokurorëve, në mënyrë që të kemi vlerësim ditor të punës dhe kontributit të secilit prokuror”, ka thënë Hyseni.
Në këtë kontekst, gjatë prezantimit të të gjeturave dhe rekomandimeve, drejtuesi i ekipit britanik të këtij projekti, Steve Pitts, ka thënë se ekziston një marrëdhënie e qartë në mes të integritetit dhe llogaridhënies, andaj duhet bërë ndryshime sistematike në rrugën që kemi përpara, sepse kërkohet zhvillimi i kapaciteteve të qëndrueshme, duke u bazuar në qëllimin e zhvillimit dhe kapacitetin e nevojshëm organizativ të sistemit prokurorial të Kosovës.
Edhe
GLPS-ja propozon pesë prioritete për Këshillin Prokurorial pas ndryshimeve ligjore
Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ka thënë se të gjeturat dhe rekomandimet janë në harmoni me planin dhe vizionet e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, andaj presim që në të ardhmen të punojmë bashkërisht në agjendën e prioriteteve dhe t’i adresojmë ato për të gjetur metodologjinë më të mirë në mbështetje të Këshillit, komisioneve dhe Prokurorit të Shtetit.
Pas diskutimeve, përfaqësuesit e Këshillit dhe ekipit implementues të projektit britanik janë pajtuar që në të ardhmen veçanërisht të ketë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të një administrate efikase, efektive dhe me integritet të sistemit prokurorial me anë të shkëmbimit të përvojave me vendet evropiane.
-
“Pishmani” i serbëve e sjell Sorensenin pa paralajmërim në Prishtinë
-
Ambasada e Britanisë pas emërimit të Gashit: Presim sistem prokurorial të pavarur dhe llogaridhënës
-
Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet