Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Preteni: Kosova pa progres të fuqishëm në Raportin e Progresit

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka vlerësuar se në Raportin e Progresit të këtij viti, Kosova nuk ka pasur progres të fuqishëm. Sipas tij, ndryshimi i vetëm në këtë raport krahasuar me vitet e kaluara ishte që teksti ka qenë më i gjatë.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Preteni ka thënë se Kosova ka shënuar progres të limituar.

“Nuk ka ndonjë progres të fuqishëm. I vetmi ndryshim në raport prej viteve paraprake është që teksti është më i gjatë, kurse në përmbajtje ishte njësoj, nuk po ndodh asgjë në Kosovë, ka një progres të limituar. Në luftim të korrupsionit mbetemi shumë larg. Këto janë lëvizje të pakta të cilat do të mund të ndikonin”, është shprehur ai.

Preteni ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se është vetëpushtet që nuk ka transparencë.

“Këtu gjykohet se rezultati i një prokurorie duhet të jetë në bazë të asaj jo sa raste i ka ngritur, por sa i ka fituar. Mendoj që Këshilli Prokurorial është një vetëpushtet që fare nuk raporton, nuk ka transparencë dhe kur thuhet se duhet të ndryshohet ligji, kjo ishte nisma që KPK-ja të mos jenë vetë prokurorët. Brenda tij janë prokurorët që po vendosin kush të avancohet, kush të jetë kryeprokuror, avancimet, shkarkimet të gjitha po vendosen nga një strukturë”, ka thënë ai.

Ish-drejtori i AKK-së ka deklaruar se nuk pajtohet me një vlerësim të Komisionit Evropian, kur flitet për Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Edhe Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Evidentohet rritje e krimeve e mungesë prokurorësh

“Një rast më befasoi, mendoj se është vlerësim jo i matur e i mirë, këtu nuk pajtohem me Komisionin Evropian, kur flitet për Njësitin për Hetime i Policisë dhe ka qenë pranë Prokurorisë Speciale. Kosova nuk ka nevojë për Prokurori Speciale sepse është puro politike, është formuar për t’u krijuar përshtypja që po hetohet, mirëpo ku shkojnë rastet që hetohen nga Prokuroria Speciale? Shkojnë te gjykatat themelore. Ose të merret modeli kroat që ka Prokurori Speciale, Polici Speciale por edhe Gjykatë Speciale, në Kosovë aktakuzat e Prokurorisë Speciale shkojnë në Gjykatë Themelore”, ka theksuar ai.

Preteni ka akuzuar prokurorët në Kosovë që marrin pagë koti.

“Askush në Kosovë nuk merr pagë koti si prokurorët dhe ata vazhdojnë ta kenë edhe pensionin prej 80 për qind të asaj page të cilën e kanë pasur si kryeprokurorë”, ka thënë ai.