Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pretendohej se kishte mundësuar një takim mes investitorëve gjermanë dhe ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili sipas përgjimeve të publikuara, iu kishte kërkuar 3 milionë euro ryshfet për të investuar në një fabrikë të qymyrit.
Por Jakup Krasniqi thotë se një takim i tillë asnjëherë nuk kishte ndodhur, raporton KTV. Ilir Krasniqin thotë se e kishte takuar për herë të parë vitin e kaluar.
Të gjitha këto, sipas Krasniqit, po bëhen në një kohë kur po tentohet që të zhvendoset vëmendja e opinionit nga ngjarjet e fundit në vend.
Megjithatë, Krasniqi thotë se përkundër akuzave që Milaim Zeka i drejtonte atëkohë ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj, tashmë bashkëpartiakë që të tre, do të vazhdojnë ta mbajnë Zekën në Nismë, derisa gjykata të vendosë për akuzat që e rëndojnë.
Fatmir Limaj sërish nuk iu është përgjigjur thirrjeve të KTV-së, duke heshtur kështu rreth akuzave për kërkim ryshfeti.
Edhe
Krasniqi demanton Zekën, thotë se me Limajn s’është takuar asnjëherë
Pas rrjedhjes së bisedës, të dy edhe Milaim Zeka edhe Iliri Krasniqi, e kanë mohuar krejt atë që flisnin dikur.
Të dy e fajësojnë njëri-tjetrin për shantazh, derisa më nuk janë miq sepse i ndau një proces hetimor i nisur ndaj tyre si të dyshuar që iu morën para shumë qytetarëve me premtimin për vende pune në Gjermani.