Ilir Krasniqi ka demantuar deklaratat e Milaim Zekës se ka qenë i përfshirë në një bisedë telefonike me të, ku hidhen dyshime se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është i përfshirë në një aferë kërkimi të ryshfetit.
LEXO EDHE: A ka kërkuar ryshfet Fatmir Limaj, tregon deputeti Zeka
Ai për KTV-në ka thënë se madje as nuk e ka takuar ndonjëherë Limajn, dhe se asnjë deklaratë e Zekës nuk është e vërtetë. Thotë se këto Zeka po i bën vetëm për arsye të tij personale.
“Gjatë ditës së sotme në një portal ka dalë një audio-incizim ku si protagonist në këtë audio-incizim, jam unë, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka. Në këtë audio-incizim akuzohet ish-ministri i transportit Z.Fatmir Limaj për gjoja kërkim të ryshfetit, gjë që nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai për KTV-në ka thënë se e njofton opinionin e gjerë se të gjitha këto shantazhe kanë qenë të sajuara dhe të nxitura nga vet Milaim Zeka, që siç thotë ai, janë për arsyet e tij personale që vetëm ai i di (Milaim Zeka).
“Unë asnjëherë në jetën time nuk jam takuar me ish ministrin Fatmir Limaj dhe asnjëherë nuk kam pas kontakt fizik apo verbal me ish ministrin”, thotë ai tutje.

-
Pretendimet për Limajn, Krasniqi i cilëson shantazh në kohën e vendimeve të mëdha
-
Deputeti Zeka tregon a ka kërkuar ryshfet Fatmir Limaj
-
A ka kërkuar ryshfet Fatmir Limaj, tregon deputeti Zeka
-
Audioincizimi implikon Limajn në afera korruptive
-
Limaj: Jemi në negociata për koalicion parazgjedhor me PDK-në