Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Osmani e ka publikuar fotografinë në Facebook, derisa krahas saj ka shkruar se miqësia me SHBA-në vazhdon të jetë e palëkundur.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.
Osmani po qëndron këto ditë në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme. Ajo është takuar me Bidenin edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën në Mbretëri të Bashkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
-
Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme
-
Osmani udhëton drejt New Yorkut, pritet të takohet me liderë botërorë
-
Osmani uron Bidenin për ditëlindjen e tij të 80-të
-
Osmani takon Blinkenin, e falënderon për angazhimin për paqe dhe stabilitet