Arbëri

Osmani takon Blinkenin, e falënderon për angazhimin për paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të enjten sekretarin e Shtetit amerikan, Anthony Blinken, me ç'rast deklaroi se e ka informuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Osmani shkroi në Twitter se e falënderoi Blinkenin për angazhim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shkroi Osmani.

Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Osmani e ka publikuar fotografinë në Facebook, derisa krahas saj ka shkruar se miqësia me SHBA-në vazhdon të jetë e palëkundur.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.