Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani është ftuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
“Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Përveç takimeve, thuhet se Osmani do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA.
Në agjendën e Osmanit do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë.
-
Osmani në SHBA për “takime me liderë botërorë”
-
Osmani niset për New York, merr pjesë në sesionin e Asamblesë së OKB-së
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Osmani për takimet me liderët botërorë: Diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës
-
Osmani: SHBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB