Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj amerikan, Joe Biden, për ditëlindjen e tij të 80-të.
Osmani ka falënderuar Bidenin për angazhimin e tij për të mbajtur të forta marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për Presidentin Biden në ditëlindjen e tij të 80-të nga populli i Republikës së Kosovës! Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni gjithmonë në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta. Gëzuar ditëlindjen, zoti President”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Presidenti Joe Biden ka mbushur 80 vjet të dielën, duke u bërë presidenti I parë I Shteteve të Bashkuara që ka shërbyer në të 80-tat e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
-
Biden në urimin për 16-vjetorin e Pavarësisë, kërkon zbatim të marrëveshjeve me Serbinë
-
Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme
-
Bideni uron për 15-vjetorin e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë
-
Presidentja Osmani fotografohet me Bidenin: Miqësi e përhershme me SHBA-në